Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sa ka shpenzuar për realizimin e koncertit në Tiranë? Capital T tregon shifrat marramendëse

Sa ka shpenzuar për realizimin e koncertit në Tiranë? Capital T tregon shifrat marramendëse
September 07
13:57 2019

Capital T po vjen me një koncert madhështor në Tiranë më 19 shtator. Dhe falë këtij projekti, u bë e mundur që ai të dilte sërish për herë të parë pas 4 vitesh, në një intervistë televizive. I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë” në TV Klan, Trimi foli për realizimin e projektit, si dhe shpenzimet që i janë dashur të bëjë për të.

Ai është shprehur se ky do të jetë koncerti i karrierës së tij dhe për të ka vlerë shumë emocionale. Pas këtij projekti, fshihet një skuadër e madhe me më shumë se 200 persona, si dhe një investim i madh.

“Skena është diçka që s’është parë më herët. Mos t’foli me shifra konkrete, po besoj se 250-300 mijë euro janë investim te projekti.”- ka rrëfyer ai.

Koncerti pritet të zgjasë mbi dy orë dhe Capital T do të performojë këngë që nga fillimi i karrierës së tij, si dhe bashkëpunime me artistë të tjerë. Na mbetet të presim dhe 12 ditë për të zbuluar surprizat e tjera. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje