Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rudina Magjistari shpreh publikisht dashurinë për bashkëshortin e saj: Miku im më i mirë…

Rudina Magjistari shpreh publikisht dashurinë për bashkëshortin e saj: Miku im më i mirë…
October 03
17:31 2018

Rudina Magjistari është një nga gratë me karrierën më të gjatë televizive dhe ndër figurat më të dashura për publikun shqiptar. Edhe pse vetë ajo është ndër moderatoret që në programin e saj zbulon detaje nga jeta personale e personazheve të njohur, për jetën e saj ajo është treguar disi e rezervuar.

Por pavarësisht zgjedhjes së saj për ta mbajtur bashkëshortin dhe vajzën larg rrjeteve sociale dhe mediave rozë kjo nuk e pengon që të shprehë publikisht dashurinë që ajo ndjen për ta.

Pak më parë ajo ka publikuar në Instagram një foto të bashkëshortit të saj, Xhavit Bajrami duke e shoqëruar me një sërë fjalësh të përzemërta.

“Dashuria e jetës sime. Miku im më i mirë.”,- shkruan moderatorja.

Xhaviti dhe Rudina janë tashmë prindër të një vogëlusheje të quajtur Mia. /Blitz.al/

 

 

View this post on Instagram

 

Love of my life ❤️ @gym_n_juice.al #mylove #mybestfriend #mylovelyhubby

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari) on

Komento
Shperndaje