Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rudina Dembacaj për Agron Llakajn: Në “Al Pazar” më thoshte me përbuzje se më kishte mësuar Altin Basha

Rudina Dembacaj për Agron Llakajn: Në “Al Pazar” më thoshte me përbuzje se më kishte mësuar Altin Basha
January 12
22:18 2019

Edhe pse ka kohë që është larguar nga “Al Pazar”, në media vazhdon të shkruhet për debatin dhe konfliktin e Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj. Këtë të shtunë Rudina ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ku ka folur për disa episode mes saj dhe Llakajt në kohën kur ajo ishte aktore e programit të humorit në Vizion Plus.

Teksa fliste për disa emra të humorit që Rudinën e bëjnë për të qeshur ajo u shpreh:

“Me “Portokalli-“në qesh gjithmonë, ka ngelur akoma frymëzuese, e di shumë mirë punën e regjisorit dhe sensin e masës së tij. Unë e dalloj shumë mirë se ku ka thënë ai “stop”.

Kur kam qenë në “Al Pazar” gjithmonë e luftoja këtë gjë madje Agron Llakaj me përbuzje më thoshte: Të ka mësuar Altin Basha ty. Sepse unë ia kisha vjedhur këtë sensin e masës. Ndërkohë Llakaj ka të kundërtën, e zgjat e tjerr e e tjerr materialin, leckë domethëne. Unë kam pas në dorë montazhin një periudhë kohe dhe e prisja aty ku doja. “Al Pazari” s’më bën kurrë për të qeshur më përveç binjakëve, se binjakët i kam shumë qejf. Sa gjynah se do marrin gjobë ata. Nuk flas me binjakët. Nuk i kam shokë. Se u thonë:  E kishe takuar Rudinën ee?”

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë të Rudinës në videon e mëposhtme./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje