Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Rudina Dembacaj flet për herë të parë për divorcin nga bashkëshorti: “Duhet të gjej akuzuesin”

Rudina Dembacaj flet për herë të parë për divorcin nga bashkëshorti: “Duhet të gjej akuzuesin”
October 04
14:32 2019
Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj është përfolur shpesh këto kohë për divorcin nga bashkëshorti i saj, Aleksandri.

E ftuar në emisionin e mëngjesit të “Rtv Ora” me Kelvin e Arjolën, Rudina reagoi për herë të parë rreth lajmeve që kanë qarkulluar në portale, por nuk mohoi por as nuk pohoi gjë në lidhje me ndarjen nga bashkëshorti. Ajo tha se do të flasë në një moment të dytë për këtë pjesë.

Megjithatë ajo e kishte një ankesë ndaj mediave kur tha se dëshiron të dijë se cilat media kanë përdorur fjalën “Rudina akuzohet…” ku aludohej se ka qenë Rudina ajo që ka tradhtuar.

“S’e kush më ka akuzuar, duhet të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman. Dua të di kush e ka bërë këtë akuzën dhe të iki ta puth në ballë. ‘Akuzohet Rudina Dembacaj për… ‘ Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ç’të duan. Dua të di pse më ka akuzuar njëherë,” thotë ajo dhe tërhiqet, duke thënë se ka zgjedhur të mos flasë për këtë.

“Nuk dua të flas për momentin se patjetër që do flas në një moment.”- përfundon bisedën aktorja.

Ndërkohë, e pyetur nga Arjola për gjendjen e saj shpirtërore të momentit, Rudina u shpreh se ndihet  “shkëlqyeshëm dhe shumë e lumtur”./Blitz.al/

Share