Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rudi Hizmo flet për debatin e Almeda Abazit me produksionin e “DWTS”: Mendonte se e kishin detyrim ta falënderonin duke i paguar çdo gjë

Rudi Hizmo flet për debatin e Almeda Abazit me produksionin e “DWTS”: Mendonte se e kishin detyrim ta falënderonin duke i paguar çdo gjë
July 19
15:01 2018

Pas përfundimit të Dancing With The Stars Almeda Abazi përmes një shkrimi në Instagram-in e saj shprehu pakënaqësinë ndaj produksionit duke sqaruar se ndryshe nga marrëveshja që kishin nuk i kishin paguar faturat në hotelin ku ajo dhe Tolgahan u akomoduan.

“Sapo bëra check-out nga hoteli ku qëndrova për 3 muaj në Tiranë dhe për habinë timë pagova shpenzimet extra, pra ujin që kam pirë në minibar dhe laundry që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e DWTS duke lënë angazhimet e tij në Turqi”, – shkruan Almeda.

“Ajo që dua të them është që jo vetëm që Tolga nuk mori një mirëserdhe, por edhe ‘përcjellja’ që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi, theksoj se kjo nuk ka të bëjë me të gjithë shqiptarët”, – ishin këto fjalët e Almedës.


Kolegu i saj në prezantim Rudi Hizmo është pyetur mbi këtë çështje ditën e djeshme ku ka qenë i ftuar në “Pop Culture”. Rudi ka treguar se në fakt ato kanë qenë faturat e ditëve shtesë që çifti ka pushuar në Shqipëri.
“Unë nuk e di ekzaktësisht çfarë ka ndodhur, por mesa di Almeda ka qëndruar dy netë më shumë. Produksioni i DWTS i kishte siguruar biletat, qëndrimin në hotel dhe barin mesa di.  Ishte bërë një gabim në barin e hotelit kur ajo qëndronte. Kishte shkuar një shifër shumë e cuditshme që në fakt nuk ishte e vërtetë. Kur ka mbaruar DWTS ka mbaruar dhe kontrata e Almedës me produksionin kështu që mbaroi dhe detyrimi i produksionit për të paguar hotelin. Por Tolgahan dhe Almeda edhe pse qëndruan për dy netë më shumë, ata ua paguan hotelin, por si duket nga pakujdesia nuk i kishte paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë, por Almedës mesa duket ky detaj ju duk pak i çuditshëm, mendonte se  fakti që kishte sjellë Tolgahan pa asnjë pagesë, mendonte se e kishin si detyrim ta falënderonin duke i paguar çdo gjë”,-është shprehur Rudi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje