Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Rreth 10 vite më parë Aulona Musta për pak ndau Rezartën nga Ermali

Rreth 10 vite më parë Aulona Musta për pak ndau Rezartën nga Ermali
November 04
10:57 2019

E ftuara e parë e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në “Thumb On” ka qenë Rezarta Shkurta.
Si një bizneswoman, këngëtare përballë dy gazetareve mes tyre pati biseda jo vetëm profesionale por edhe personale, duke qenë se të treja njihen prej vitesh.
Aulona kujtoi një episod të 10 viteve më parë kur për pak u bë shkak për ndarjen e Rezartës nga Ermal Hoxha.
“Aulona më kërkoi të flisja ekskluzivisht për të lidhjen time me Ermalin. Unë mendova meqë ishim shoqe në rregull po ja jap. Dhe të nesërmen si princeshë po prisja të lexoja intervistën kur lexoj titullin: Pse u ndava nga Ermali, bashkëshorti ideal!”-u shpreh Rezarta.
Aulona ishte ajo që tregoi vazhdimin duke treguar se mbas disa institimesh i shpjegoi se në fakt nuk ishte faji i saj por i faqosjes së gazetës. Titulli i një jave më parë ishte mbivendosur mbi titullin e Rezartës. Një javë para saj Aulona kishte intervistuar Albërie Hadërgjonajn për ndarjen nga bashkëshorti titulli i intervistës të së cilës ishte: ‘Pse u ndava nga bashkëshorti’ , ndërkohë që i intervistës së Rezartës: Ermali, bashkëshorti ideal./Blitz.al/

Share