Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet vajza e Linda Ramës: “Raporti me kryeministrin, Gregun dhe Zahon e vogël”

Rrëfehet vajza e Linda Ramës: “Raporti me kryeministrin, Gregun dhe Zahon e vogël”
July 16
10:59 2017

Që në fillim kur marrëdhënia e kryeministrit Edi Rama dhe zonjës së tij Linda Rama u bë publike, menjëherë publiku pati një kuriozitet për Rean, vajzën e Lindës, e cila mes artit, arkitekturës dhe moshës së adoleshencës i duhej të përballej edhe me sytë e njerëzve që e ndiqnin në çdo gjë që bënte.

Mjaft e rezervuar dhe duke qëndruar gjithnjë larg bujës mediatike, Rea ka dhënë një intervistë për “Bordo”, ku ka zbuluar disa sekrete të vogla lidhur me raportin që ka me të ëmën, kryeministrin Rama, Gregun dhe Zahon e vogël, që siç kuptohet, është lezeti i familjes.

Rea ju jeni pjesë e familjes kryeministrore. Ç’raport keni me z. Rama?
-Ne nuk jemi familje kryeministrore, por prej tre vjet e gjysmë kemi një kryeministër në familje. Kjo do të thotë se për mua Edi është kryeministër si për gjithë të tjerët, por ndryshe nga të tjerët unë e kam dhe do ta kem gjithnjë të rëndësishëm në jetën time, pavarësisht nga statusi i tij zyrtar apo social.

A këshilloheni ju me të, si dy artistë dhe a shkëmbeni ide për ndonjë projekt?
-Në kohën shumë të kufizuar që e gjej pa telefonin që nuk i ndahet as kur është duke kaluar orët shumë të rralla të pushimit është kënaqësi të flas me Edin për artin, modën, filmin dhe patjetër edhe për idetë e mia. Por, padyshim, Linda është shoqja ime e pandarë e bashkëbisedimeve të gjata dhe këshilluesja ime më e mirë.

Ju postoni shpesh foto me më të voglin e familjes, Zaho. Kaloni shumë kohë me të? Si është Zaho, kujt i ngjan më shumë? 
-Di të them se sa herë kam mundësi e kaloj kohën me të e nuk ngopem dot me Zahon! Është një rreze drite dhe një super çun, por jam shumë xheloze për ta ndarë me të tjerët kur kërkojnë të shuajnë kuriozitetin lidhur me të. Kështu që asnjë fjalë më tepër për vëllaçkon tim.

Po me Gregorin, djalin e madh të kryeministrit, çfarë raporti keni krijuar? Në fillim jeni shfaqur shpesh bashkë në publik…
-Gregu është njësh! I talentuar, gjithë humor të veçantë, shumë shok i mirë për mua.

 

 

Shperndaje