Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rozana Radi uron veten për ditëlindje në mënyrën më origjinale të mundshme: Uroj të gjej lumturinë në një përqafim, në dy sy…

Rozana Radi uron veten për ditëlindje në mënyrën më origjinale të mundshme: Uroj të gjej lumturinë në një përqafim, në dy sy…
July 06
14:49 2018

Sot Rozana Radi feston ditëlindjen. Në një ditë kaq të veçantë padiskutim urimet nga miqtë dhe të afërmit janë të shumta megjithatë ka gjithnmonë një moment kur njeriu ulet dhe mendon se cilat janë gjërat që do i uronte vetvetes.

Pikërisht këtë gjë ka bërë Rozana duke formuluar kështu urimin më të mirë që mund të kishte për ditëlindje.

Në një shkrim në Instagram Rozana ka emocionuar ndjekësit e saj duke rradhitur të gjitha gjërat që dëshiron për veten.

“Uroj që vitet që kalojne të mos ma largojnë asnjëherë buzëqeshjen vizatuar në fytyrë. Këtë buzëqeshje që spontanisht shpërthen në portretin tim kur kujtoj që gjerat e thjeshta, më lumturojnë me shumë.
Uroj që të jetoj gjithmonë me emocione!
Uroj që një ditë të behem qytetare e botës. Uroj që tv mos e humbas kurrë shpirtin tim të inicjativës. Uroj që të kem zë, zë atëherë kur më duhet më tepër se kurrë. Sepse nuk kemi lindur për të ndenjur ulur, kemi detyrën që të ngrihemi e ta lëmv lirinë të marri formv nëpvrmjet gjesteve tona. Uroj që të kem kurajo. Uroj që ta jetoj në cdo moment jetën time me të gjitha zhgënjimet, gabimet e gezimet , ta shijoj ne cdo qelize dhe të kem gjithmonë nje palë kepucë me taka perpara të cilat të më kujtojnë që mund të arrij gjithmone aty ku dua. “,- shkruan Rozana ndër të tjera.

Uroj që të gjej lumturine! Në një pvrqafim, nv dy sy që më shikojnë dhe shkelqejnë, në një mesazh, në një fraze, në një kujtim në një surprizë të thjeshtë. Uroj që femijët e mi nesër të më duan po aq shumë sa i dua unë prindërit e mi dhe pse vite pa i parë!”,- ka qenë ky postimi i Rozanës. Edhe ne i urojmë që të jetojë me dashurinë dhe të ketë të gjitha dëshirat që shprehin fjalët e saj mësipër./Blitz.al/

 

Uroj qe vitet qe kalojne te mos ma largojne asnjehere buzeqeshjen vizatuar ne fytyre. Kete buzeqeshje qe spontanisht shperthen ne portretin tim kur kujtoj qe gjerat e thjeshta, me lumturojne me shume. Uroj qe te jetoj gjithmone me emocione! Uroj qe nje dite te behem qytetare e botes. Uroj qe te mos e humbas kurre shpirtin tim te inisjatives. Uroj qe te kem ze , ze atehere kur me duhet me teper se kurre. Sepse nuk kemi lindur per te ndejtur ulur,kemi deryren qe te ngrihemi e ta leme lirine te marri forme nepermjet xhesteve tona. Uroj qe te kem kurajo. Uroj qe ta jetoj ne cdo moment jeten time me te gjitha zhgenjimet, gabimet e gezimet , ta shijoj ne cdo qelize dhe te kem gjithmone nje pale kepuce me taka perpara te cilat te me kujtojne qe mund te arrij gjithmone aty ku dua. Uroj te kujtohem gjithmone te ve vehten time ne vend te pare, sepse ta vendosesh vehten ne vend te pare eshte pozicioni me I mire I lumturise dhe i dinjitetit e nuk do te lejoje askend te ma ndryshoj kete mendim as per nje pale “kepuc Louboutin.” Uroj te mos e braktis kurre femijen brenda meje, te njejten femij qe shume vite me pare shikohej ne pasqyre e veshur me nje fund tutu roze me deshire e madhe per tu rritur,ja tek jam po ajo vajza e vogel qe sot ulet perpara nje kompiuteri dhe I transformon kujtimet e saje ne fjale. Uroj qe te kem shume kohe.Per te lexuar nje liber nderkohe qe jashte bie shi dhe une arratisem poshte kuvertes se krevatit, kohe per te degjuar Minen , Celentanon Michael Bublè duke enderruar nje kercim me tim ate, te mbyll syte e te shenderrohem ne nje spektatore te jetes sime, te blej nje apartament ne jug te Italise, te pi nje kafe me time moter , te zhyten ne vasken me qirinj te ndezur anash, te kultivoj pasjonet e mia, te konsumoj cokollata shtrire ne divanin e guzhines time duke ndjekur komedi Amerikane. Uroj qe te gjej lumturine ! Ne nje perqafim, ne dy sy qe me shikojne dhe shkelqejne, ne nje mesazh,ne nje fraze, ne nje kujtim ne nje surpriz te theshte. Uroj qe femijet e mi neser te me duan po aq shume sa i dua une prinderit e mi dhe pse vite pa i pare!

A post shared by ACTOR/SINGER/HOST/AUTHOR/ (@rozana_radi) on

Komento
Shperndaje