Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Roza Lati: Ja përse i kisha buzët e lyera me të kuqe ditën e tërmetit!

Roza Lati: Ja përse i kisha buzët e lyera me të kuqe ditën e tërmetit!
December 03
13:26 2019

Roza Lati, moderatorja e “Why Not” ishte sot e ftuar në “Ditë e Re”Ora News.

Roza ishte një prej personazheve që iu bashkua ndihmave të të prekurve nga tërmeti që goditi vendin pak ditë më parë.

Roza, pasi bëri publike angazhmin e saj në rrjetet sociale u “kryqëzua” nga ndjekësit për faktin se kishte buzët e lyera me të kuqe teksa ndihmonte të prekurit, për këtë arsye ajo ka shpjeguar gjithçka sot tek emisoni mëngjesit.

“Unë u nisa pa buzët e lyera. Por unë e kam gjithmonë një të kuq buzësh në çantë sepse edhe në një moment kur jam e palyer, një të kuq buzësh të tregon mirë. Kur ra termeti i parë në shtator unë kam qenë duke bërë gjumin e drekës. U trondita, isha në shtëpi dhe kur dola kam lyer buzët e kuqe. Nga ai tërmeti i fortë ra edhe një tjetër dhe mami më mori me “Facetime” dhe ishim të dyja duke lyer buzët. Unë jam rritur më këtë kulturë që edhe në ditën tënde më të keqe ti duhet të dukesh mirë. Nuk kam qejf fare që në fytyrën time të shfaqet tmerri, nuk kam qejf ta përcjell fare këtë gjë. Kështu që e kam këtë kulturë që të jem në formë. Plus që ne jemi figura të ekranit dhe na shohin më një sy tjetër. Na është indoktrinuar në tru për vite dhe vite kjo gjë saqë na është bërë instik dhe të kuqin e buzëve e mbaj gjithmonë në makinë. Siç ishim me ato thasët e ndihmave hapa pasqyrën dhe u lyeva shpejt e shpejt”, është shprehur Roza.

Share