Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roza Lati i uron vetes ditëlindjen me një set fotografik nudo!

Roza Lati i uron vetes ditëlindjen me një set fotografik nudo!
June 13
16:33 2018

Çdo ditëlindje është e veçantë dhe gjithsecili duhet ta festojë me miqtë e të afërmit e tij. Zakonisht në ditëlindje janë të tjerët që na sjellin dhurata por ja që Roza Lati është ndër ata persona që preferon t’i bëjë dhurata shumë të veçanta vetvetes. Sot në 26-vjetorin e saj moderatorja e “Why Not” ka publikuar disa foto në Instagram-in e saj shumë ndryshe nga të zakonshmet.

Roza ka realizuar një set fotografik tërësisht e zhveshur, pa asnjë rrobë në trup duke i mbuluar zonat intime me petale trendafilash. I gjithë vendi në të cilin Roza është shtrirë është dekoruar nga petale trëndafilash të kuq. Epo duket se moderatorja ka goditur në shenjë me këtë dhuratë që i ka bërë vetes, padiskutim një set që ka për të ngelur një kujtim në jetën e saj.

E vetmja gjë që Roza ka dashur të kombinojë me petalet janë buzët në ngjyrë të kuqe. Në pah del gjithashtu tatuazhi i ri që moderatorja ka bërë së fundmi në këmbën e saj të djathtë, një kalë që i zë një pjesë të konsiderueshme të kofshës.  Seksi, sensuale, tepër tërheqëse e si ndryshe mund ti tregosh kohës se pavarësisht se ajo kalon ti vazhdon të jesh më tërheqëse se kurrë!
Ne i urojmë Rozës të bëhet edhe 100 vjeç!/Blitz.al/

 

Happy Birthday Rose… #HeraCompany

A post shared by Roza Lati © (@roza_lati) on

Komento
Shperndaje