Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rona Nishliu flet për Jonida Maliqin në Eurovision: “Nuk ka rëndësi radhitja…”

Rona Nishliu flet për Jonida Maliqin në Eurovision: “Nuk ka rëndësi radhitja…”
April 21
13:23 2019

Rona Nishliu ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirage” ku ka folur për albumin e saj të ri “Mindil” që pritet të publikohet me 24 prill. Si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision në vitin 2012, ajo ka folur nga këndvështrimi i saj dhe për Jonida Maliqin, që do na përfaqësojë në Tel Aviv këtë vit me këngën “Ktheju Tokës”.

“Mendoj që prezenca e saj është shumë stabile, është mjaft e dashur. Meqënëse e kam follow në Instagram dhe po shoh çfarë po poston herë pas here kur kam kohë, po e vërej që ekziston një lloj pëlqimi nga audienca e huaj posaçërisht. Po më vjen shumë shumë mirë që është mikpritur deri në këtë moment. Do ta shohim si do të shkojë më tutje, por në fund të fundit nuk e di pse është aq e rëndësishme ajo radhitja tabelare. Nëse një këngë arrin të depërtojë te veshi i publikut, të pëlqehet, të këndohet, të duartrokitet… nuk do të thotë vetëm një vend në tabelë, sepse në fund ka vetëm një fitues. Edhe unë që isha e pesta, nuk isha fituese. E rëndësishme është ndoshta që të futet në finale, sepse do të jenë dy mundësi prezantimi, jo një dhe kjo ka besoj shumë rëndësi. E mandej të tjerat janë shumë shumë të mirëseardhura, por jo që këngëtarët pastaj të gjykohen. Se ka pasur shumë raste si unë për shembull. Para se të shkoja atje, ka pasur dy grupe: ata që e urrenin këngën dhe ata që e dashuruan shumë. “- ka përfunduar Rona.

E në fakt, “Ktheju Tokës” është një këngë që është pëlqyer dhe duartrokitur shumë në Shqipëri dhe kudo në Europë. Dhe deri në fund të tij rrugëtimi, pritet një sukses akoma më i madh. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje