Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Romeo nuk e lë vetëm Jonidën!

Romeo nuk e lë vetëm Jonidën!
December 06
16:50 2019

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e dytë live gjysmë-finale e festivalit muzikor në Pallatin e Kongreseve, “Kënga Magjike”.

Romeo Veshaj ka qenë njëri prej spektatorëve për të shijuar mbrëmjen live por me një arsye akoma më të veçantë, për të mos lënë vetëm partneren e tij Jonida Maliqi, kjo e fundit pjesë e jurisë për “New Artist”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Romeo i cili ka postuar një foto nga salla teksa shihet me të vëllanë, Donaldin, bashkë me ta edhe Bora. Kujtojmë se pak kohë më parë dyshja pranoi publikisht se janë në një romancë.

Share