Blitz

 Breaking News

Rolet më ikonike të aktorit Xhevdet Ferri…

Rolet më ikonike të aktorit Xhevdet Ferri…
January 17
11:15 2020

Dita e djeshme ishte ditë zie për artin shqiptar dhe jo vetëm, pasi u shua në moshën 59-vjeçare një prej aktorëve ikonë të kinematografisë tonë, Xhevdet Ferri. Artisti i njohur humbi betejën me sëmundjen e pashërueshme nga e cila vuante, duke lënë kështu një boshllëk të pazëvendësueshëm në jetën e familjarëve të tij dhe artit shqiptar. Megjithatë në saj të roleve të tij dhe punës ndër vite, ai nuk e la aspak bosh vendin që ka në kujtimet e gjithësecilit prej nesh, nga orët e shpenzuara me filmat shqip përpara televiziorit, si djali i pashëm i roleve pozitive.

Në kujtim të punës së një prej aktorëve më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në kinematografinë shqiptare, këto janë rolet më ikonike të Xhevdet Ferrit:

Arbeni tek “Era e ngrohtë e thellësive”

Petriti tek “Fushë e blerte fushë e kuqe”

Agron Shkaba tek “Hijet që mbeten pas”

Gori tek “Dhe vjen në ditë”

Trimi tek “Përrallë nga e kaluara”

Martini tek “Treni niset në 7 pa pesë”

Gjon Kodri tek “Vitet e pritjes”

Sako tek “Dasma e Sakos”

Dhe shumë të tjera, të artistit që nuk do të largohet kurrë…

/Blitz.al/

Share