Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Robert Berisha pranon se ende jeton me Norën: Ne nuk jemi ndarë!

Robert Berisha pranon se ende jeton me Norën: Ne nuk jemi ndarë!
November 14
14:58 2019

Një deklaratë e dhënë së fundmi nga Robert Berisha na konfuzoi akoma më shumë mbi raportin e tij me Nora Istrefin. 3 muaj më parë këngëtari deklaroi ndarjen nga bashkëshortja e tij, Nora Istrefi me të cilën ka edhe një vajzë 4 vjeçe.

Së fundmi në një intervistë për “Glamour ZOne” Roberti është shprehur se mes tyre mund të ketë edhe rikthim, sic pohoi se ata herë jetojnë bashkë e herë të ndarë.

“Ne nuk jemi ndarë. Ne nuk jemi bashkë! Divorc? Ne nuk jemi nga ata çifte që i bëjmë gjërat me inat. Çfarëdo që shkruhet nëpër portale, nuk ka të bëjë me ne. E vërteta qëndron diku tjetër. Është personale. Mund të ketë një derë për rikthim. Pauzat janë shumë të mira. E sheh ku je, ku s’je”, u shpreh Roberti.

Ndërsa kur u pyet se me kë po jeton, Berisha bëri një deklaratë që i habiti të gjithë. “Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4 vjeçe. Jetojmë edhe afër, kështu që, pak aty, e pak aty! Edhe mos të kish qenë vajza. Çdo çift s’ka pse e prish marrëdhënien. Ka kujtime, 15 vite të dashuruar. Ne do të jemi gjithmonë prindërit e Renees”, u shpreh këngëtari i njohur.

Share