Blitz

 Breaking News

Rober Berisha: Jam izoluar në konviktin e Prishtinës, nuk e kam takuar vajzën. Kushtet janë skandaloze!

Rober Berisha: Jam izoluar në konviktin e Prishtinës, nuk e kam takuar vajzën. Kushtet janë skandaloze!
March 19
19:28 2020

Rober Berisha: Jam izoluar në konviktin e Prishtinë, nuk e kam takuar vajzën. Kushtet janë skandaloze!
Robert Berisha edhe pse në vendin tonë e ka pushtuar virusi COVID 19 ai është karantinuar në konviktin e Prishtinës. Kohët e fundit Roberti kishte udhëtuar për një koncert në Amerikë të cilin nuk e anulonte dot. Në një intervistë ekskluzive në emision Vizioni I Pasdites në Vizion Plus , Roberti na tregoi si po i kalon këto ditë në izolim në konvikt edhe pse i pakënaqur nga kushtet dhe një ndër pengjet e tijë është që nuk ka takuar vajzën e tijë Rene.

“ Jemi vendosur në dhomat e studenteve në Prishtinë. Kishim një koncert në Amerikë dhe kur u kthyem na izoluan në konviktet në Prishtinë.
Jemi në dhomat e studentëve ku flejë studentët. Nuk kemi me çfarë merremi, ndoshta nesër do na sjellin ndonjë tastierë për të kaluar kohën .

Vajzën nuk e kam takuar, direkt nga aeroporti më kanë sjell këtu. Vajzën doja ta takoja. Kushtet nuk janë të mira. Nuk është e drejtë tu futemi në dhomë studentëve të cilat kanë rrobat ende këtu. Unë kam postuar “story”në Instagram të banjës me kushte jo të mira, por është keq ka edhe më keq në këtë situatë të jashtëzakonshme që ndodhemi .
Kishte edhe të moshuar kur erdhëm nga Stambolli, sepse nuk kanë kushte ku të shtihen sepse nuk kanë kushte.
Dua t’ju jap një mesazh atyre që po na ndjekin, kanë fat që janë pranë familjarëve të tyre dhe shpresoj që do ta kalojmë këtë situatë, ka përfunduar Roberti.

Share