Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora ishte e ftuara e Princ Harryt dhe fjalët e tij tregojnë shumë

Rita Ora ishte e ftuara e Princ Harryt dhe fjalët e tij tregojnë shumë
June 12
19:13 2019

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ishte e ftuara e Princ Harryt në një koncert bamirësie në kuadër të nismës së tij. Duka i Sussex mirëpriti Ritën dhe mamanë e saj,Vera Ora. Nisma ka të bëjë me mbledhjen e fondeve për fëmijët dhe të rinjtë me HIV dhe Aids, në Lesotho, Botsëana dhe Malawi.

Dhe për takimin e tyre, përveç fjalëve të falenderimit nga Rita, mamaja e saj ka treguar disa detaje më shumë nëpërmjet një postimi në Instagram:

“E nderuar që mora pjesë në koncertin në Hampton Court Palace për të mbledhur para për nismën e Princ Harry, “African Aids Charity Sentebale.” Duke punuar për shëndetin mendor para dhe pas lindjes, me gra shtatzëna dhe fëmijë, në gjetëm shumë gjëra për të folur.

Ai ishte shumë i përulur gjatë koncertit dhe në fjalim tha: “Nuk do marrë shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Rita Orën dhe jo mua- sidomos ju këtu në fillim.”

Dhe fotot flasin vetë për takimin e tyre të këndshëm, dhe mbi të gjitha për një kauzë të rëndësishme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje