Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Rita Lati: Babai më bëri nuse por ma hoqën fustanin e bardhë. Më veshën si nuse komuniste

Rita Lati: Babai më bëri nuse por ma hoqën fustanin e bardhë. Më veshën si nuse komuniste
October 14
13:28 2019

Aktorja e dashur e humorit Rita Lati ishte e ftuar në “E Diell” në dhe kujtoi një nga ditët më të bukura të çdo vajze, kur vsshi fustanin e bardhë të nusërisë. Mirëpo jo çdo gjë paska shkuar siç duhet. Ritës i ka ndodhur diçka në dasmën e saj të cilën edhe pse sot e kujton me shaka, në atê kohë i ka dhembur shumë.

“Më bëri babai nuse, u tund dynjaja po martohej artistja e Vlorës thonin. Erdhën të më merrnin njerëzit e burrit me pajë e me stoli dhe u nisëm me 3 makina si në atë kohë.

Në mes të fushës së misrit teksa kalonim në Lushnje, më hoqën fustanin e nusërisë dhe më veshën me një fustan tjetër normal si nuse komuniste se ashtu më donte vjehrra”, u shpreh Rita duke shpjeguar se gjithçka lidhej me famën që mori asokohe me rolin e Zenepes.

“Më shumë kam qarë për fustanin që më hoqën sesa kur ika nga mamaja” përfundoi Lati.

Share