Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Rikthehet në ekran! Zbulohen detaje të programit që do të moderojë Marina Vjollca

Rikthehet në ekran! Zbulohen detaje të programit që do të moderojë Marina Vjollca
October 03
18:31 2018

Me nisjen e sezoni të ri televiziv u bënë të qarta programacionet e televizioneve kryesore dhe kush do të ishin moderatorët që do të shfaqeshin në ekran.

Marina Vjollca nuk ishte pjesë e promos së publikuar nga “Tv Klan” dhe menjëherë lindën dyshimet e para nëse moderatorja do të vijonte të ishte pjesë e stafit të këtij televizioni. Nëse po, me çfarë do të shfaqej ajo?

Projekti i parë që Marina prezantoi në familjen “Klan” ishte spektakli “C’est la Vie” i cili përfundoi në muajin janar.

Por duket se Marinës do t’i besohet sërish një tjetër spektakël.

Sipas “Xing”  Marina do të drejtojë një emision me talente të fushave të ndryshme. Xhirimet kanë filluar, por emisioni do nisë transmetimin në “Tv Klan” në muajin shkurt dhe pritet të ketë shumë sukses.

E ndërkohë që Marina dhe stafi me të cilin ajo do të punojë përgatiten për formatin e ri ende të pazbuluar, shikuesve nuk u mbetet gjë veçse të presin informacionet e mëtejshme./Blitz.al/

Share