Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet “Frozen”

Rikthehet “Frozen”
March 21
21:20 2016

Nuk ka njeri në glob që nuk e ka parë një herë të vetme (të paktën) ose nuk e ka dëgjuar kolonën zanore të “Frozen”, “Let it go”.

Për të gjithë dashamirësit e filmit vizatimor kemi një lajm të mirë: “Frozen” nis punën për një film të dytë muajin e ardhshëm dhe lajmi është konfirmuar nga Kristen Bell, e cila interpretoi (duke i dhënë zërin) Anën, motrën e  Elsës.
“Ajo që di të them është se skuadra do të vijë me diçka të madhe e të bukur, prandaj u vonuam kaq shumë”, – shprehet aktorja Bell.

Subjekti i filmit të dytë akoma është i panjohur, por dimë të themi se produksione të llojit të “Frozen” kërkojnë një kohë tepër të gjatë për t’u shfaqur në kinematë botërore, prandaj do të na duhen pak vite derisa të kemi “Frozen 2” në ekranet tona.

Komento
Shperndaje