Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Buta… Ja pse ky projekt do jetë ndryshe nga çdo gjë që kemi parë

Rikthehet Buta… Ja pse ky projekt do jetë ndryshe nga çdo gjë që kemi parë
September 09
14:13 2018

Një nga reperat më të talentuar të industrisë muzikore shqiptare ka paralajmëruar me një postim në Instagram se shumë shpejtë do publikojë projektin e tij më të ri.

Buta, i cili para disa ditësh ishte në qendër të lajmeve të showbizit shqiptar për shkak se u nda nga labeli I menaxherit të njohur Faton Shoshi, duket se tani është I përqëndruar vetëm tek materialet e reja që do të sjellë për publikun. Në fakt gjatë verës u vu re mungesa e tij me një projekt solo, megjithëse bashkëpunimi I tij me Ledrin me këngën “Merri Merri” u dëgjua gjithandej. Për këngën e re ai ka bashkuar forcat me Dj Flow dhe titulli I projektit të tyre është “Anuloje”. Për fansat e ndjekësit besnik të tij ky lajm nuk vjen si surprizë pasi ai e ka pasur në plan nxjerrjen e kësaj kënge disa muaj më parë por për një arsye apo një tjetër kjo gjë nuk ndodhi.

 

View this post on Instagram

 

DJ Flow x Buta – Anuloje 🚫👩🏻

A post shared by Buta (@bashbuta) on

Cfarë ka të vecantë kjo këngë? Sepse me shumë mundësi pjesë e rreshtave të saj do të jetë jo vetëm shprehja e famshme e moderatorit Arian Cani “Ledio të lutem” por dhe vetë gazetari, e kjo do të jetë hera e parë që ndoshta bëhet pjesë e një projekti muzikor. Sigurisht pritet që I gjithë materiali të jetë I stilit trap që Buta di ta bëjë shumë mirë.

 

View this post on Instagram

 

❌👩🏼

A post shared by Buta (@bashbuta) on

Kujtojmë gjithashtu se përvec këtij projekti artisti pritet këtë vjeshtë të prezantojë para publikut një mixtape të ri Vjeshtë/Dimër duke vazhduar kështu traditën e vënë nga ai që në fillimet e karrierës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje