Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna shtatzënë?

Rihanna shtatzënë?
March 31
14:24 2016

Rihanna dhe Drake janë përfolur kohët e fundit për një lidhje mes tyre, por deri tani asgjë nuk është konfirmuar nga dy artistët, edhe pse janë parë shumë pranë njëri-tjetrit.

Sipas HollywoodLife, këngëtarët e duetit “Work” kanë një plan për ta çuar marrëdhënien e tyre në një stad tjetër, duke sjellë në jetë një fëmijë.

Ndërkohë, burime për revistën Life&Style kanë thënë Rihanna tashmë ka një dëshirë të zjarrtë për t’u bërë mama dhe Drake është dakord me këtë ide.  Ata shtojnë se bukuroshja nga Barbadosi është e sigurt se Drake do të jetë një baba perfekt për fëmijën e tyre, që do t’i lidhë ata përgjithmonë.

As reperi dhe as RiRi nuk janë prononcuar për këtë gjë, por për diçka jemi të sigurt: Chris Brown nuk është i lumtur në këto momente.

Etiketimet
Shperndaje