Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Rezarta Shkurta rrëfen zënkën më të ashpër mes saj dhe Ermalit!

Rezarta Shkurta rrëfen zënkën më të ashpër mes saj dhe Ermalit!
November 03
22:58 2019

Aulona dhe Fatma kidhin zgjedhur që në puntatën e parë të “Thumb On” të vinin në lojë Rezarta Shkurtën. Kjo e fundit ra në kurthin e një kamere të fshehtë në të cilën gazetari i “Thumb On” pretendonte se kishte në zotërim disa foto të Ermal Hoxhës, bashkëshortit të saj me një grua tjetër. Pasi ka komentuar në studio me dy moderatoret reagimin e saj, edhe pse ende nuk i kishte dalë inati, Rezarta tregoi se u inatos në fillim.
Natyrshëm biseda shkoi tek zënkat bashkëshortore dhe bizneswoman-ia shqiptare tregoi se sherri më i ashpër mes saj dhe Ermalit ka ndodhur rreth 10 vite më parë.
“Sherri ynë më i madh ka ndodhur për televizorin. Fatkeqësisht kishim dy telekomanda në shtëpi. Ishim ulur të shihnim televizor, Ermali kishte njëren telekomandë, unë kisha tjetrën.”, u shpreh Rezarta duke vijuar rrëfimin se Ermali nisi të ndërronte kanalin e sak të preferuar, po kështu edhe ajo. Ky proces zgjati pa thënë as një fjalë, ishte si zënkë në heshtje derisa Ermali u ngrit dhe vendosi një libër para televizorit në mënyrë që ajo mos ta ndërronte më. Si u hakmorr Rezarta? Ndërkohë që Ermali lahej në dush po të njëjtën natë ajo hapte çdo çezmë të mundshme që dushi të mos kishte ujë.

Share