Blitz

 Breaking News

Rezart Veleshnja nuk njeh Eneida Tarifën si fituese tek Kënga Magjike

Rezart Veleshnja nuk njeh Eneida Tarifën si fituese tek Kënga Magjike
January 13
12:24 2020

Duket se personazhet e njohur në vend kanë vendosur që hapur, të lëshojnë “kthetrat” dhe të sulmojnë publikisht njeri-tjetrin, e duket se ky fillim viti ka qenë plotësisht i tillë.

Pas zhurmës që shkaktoi fitorja e Eneida Tarifës në “Kënga Magjike 2019”, Rezart Veleshnja në finalen e “Shiko kush Luan”, ka mohuar si fituese të “të plotë” Eneida Tarifën, e cila mori vendin e parë në këtë festival muzikor.

Në fund të finales, gjatë falenderimeve siç e do zakoni, Rezarti, njëri prej kapitenëve të emisonit u shpreh:” Falenderoj Fifin për këngën që na dha, që zuri vendin e parë”.

– “Kam fituar vendin e dytë”- ndërhyri Fifi, ndërsa Rezarti shtoi se kjo gjë nuk i intereson, i intereson mendimi i publikut dhe sipas tij Fifi është fituese.

Share