Revoltohet reperi shqiptar: Nuk takoj më fanse, më prishën xhaketën “Prada”!
June 09
01:00
2019
Gashi është një emër i njohur ndërkombëtar dhe mjaft i dashur për publikun. Por pas deklaratës së tij të fundit, nuk dihet si do të jetë reagimi i fansave të tij.
Ai ka dhënë një koncert dhe në prapaskenë ka takuar disa prej fansave por ka marrë një vendim. Gashi ka bërë një postim në Instagram ku shkruan:
“Nuk takoj më fanse që vendosin shumë make up, sepse ju më keni prishur shumë herë xhaketat e mia Prada”.
Mesa duket nuk është hera e parë që i ndodh ky incident. Më pas Gashi e ka fshirë këtë postim, duke dashur të tregojë që tërheq mbrapsht ato që ka thënë.
Kështu që vajza, para se të takoni Gashin, sigurohuni të hiqni make up-in./blitz.al