Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Renato Mekolli zbulon vajzën brune që do të ketë në krahë gjatë “Hell’s Kitchen”

Renato Mekolli zbulon vajzën brune që do të ketë në krahë gjatë “Hell’s Kitchen”
September 11
18:13 2019

Edicioni i radhës i “Hell’s Kitchen” pritet të jetë një surprizë e madhe me ndyrshime qoftë në ambient, organizim, por edhe në shefat e kuzhinës. Sigurisht që Renato Mekolli do të mbetet në drejtim, por ai nuk do të jetë vetëm pasi do të ketë në krahë një bjonde dhe një brune. Bjondja ishte pikërisht Ani, konkurrentja e edicionit të parë të spektaklit. Ndërsa ditën e sotme, Renato na ka zbuluar vajzën tjetër. Ajo do të jetë Albana Dulellari, mjeshtre e kuzhinës në disa restorante të njohura, si dhe bashkëpunëtore e Renatos ndër vite, qoftë në Greqi apo dhe në restoratin e tij në Tiranë.

“E mbani mend besoj që ju kam thënë se këtë herë krah meje, në Kuzhinën e Ferrit, si ndihmës shefe do të kem dy vajza. Një bjonde🧑 e një brune👩🏻‍🦱. Të parën, Anin, e zbulova pak ditë më parë. Sot është dita të flasim për tjetrën, atë që e ka treguar me prova e shpirt se mund të jetë krahu im i djathtë. Shumëkush e njeh si Albanën e famshme të Masterchef-it, shumë të tjerë si mjeshtren në restorantet e ndryshme ku ajo ka punuar e punon. Unë e njoh shumë më shumë, si duarartën dhe vajzën energjike,shumë vite pranë meje në Greqi,por edhe ketu në Restorantin tim dhe të të gjithëve në Tiranë,në “Umami Restaurant by Renato Mekolli”dhe e dua patjetër në Hell’s Kitchen. Edhe ajo tha “Po” e do të jetë me ne në këtë edicion, që mezi po e presim të gjithë…”- ka shkruar Renato në një postim në Instagram.

Na mbetet vetëm të presim e të shohim se ç’do ndodhë në Kuzhinën e Ferrit! /Blitz.al/

Share