Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Renato Mekolli do të shoqërohet nga një bionde dhe një brune në “Hell’s Kitchen 2”

Renato Mekolli do të shoqërohet nga një bionde dhe një brune në “Hell’s Kitchen 2”
August 09
14:09 2019

“Hell’s Kitchen” ishte një prej emisioneve që bëri më shumë zhurmë sezonin e shkuar televiziv, duke u komentuar pafund në rrjetet sociale, për shkak se nuk ishte program i zakonshëm i gatimit dhe Renato Mekolli nuk ishte aspak chefi i durueshëm që shpjegon receta.

Chef Renato ka treguar se këtë vit “Hell’s Kitchen” do të vijë me ndryshime, duke nisur që nga studioja, e cila do të jetë më e madhe dhe gati për të qenë shtëpia e një super reality show për të vijuar pastaj edhe me shoqëruesit e tij. Zëvendës chefat Bleri Dervishi dhe Eri Muhaj që e shoqëronin edicionin e parë, do të zëvendësohen nga dy vajza.

“Dy vajza do të jenë asistentet e mia këtë sezon të ri në “Hell’s Kitchen 2”, njëra bjonde, tjetra brune… Deri në tetor kemi shumë lajme”,-ka treguarRenato.

 

Ende nuk është bërë e ditur se kush do të jenë dy vajzat përkrah tij. Kujtojmë se “Hell’s Kitchen do të nisë transmetimin në muajin tetor./Blitz.al/

Share