Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Redon Makashi rrëfen se si Vera Grabocka nuk e lejoi të merrte pjesë në festival

Redon Makashi rrëfen se si Vera Grabocka nuk e lejoi të merrte pjesë në festival
December 13
12:05 2019

Le ta themi që në fillim, bëhet fjalë për vitin 1990, sepse siç e dini, këto javët e fundit ka pasur sërish lart e poshtë disa fjalë që Grabocka nuk ka pranuar këngë në festival, që meqë ra fjala sikur ranë në qetësi tani kur u zbuluan këngët që janë pranuar…

Gjithsesi, Redon Makashi ishte i ftuar në emisionin “Këndo këngën time” në Vizion Plus, ku ndër të tjera foli për daljen e tij të parë në skenë dhe se si në 1990, fillimisht Vera Grabocka nuk e kishte pranuar këngën “Ju duam” në festival, sigurisht jo pa arsye. Kujtojmë që kjo këngë dhe fillimi i karrierës së Redonit, kanë qenë gjithnjë së bashku me Bledar Sejkon (aka John Lennon-i shqiptar).

Dalja jonë e parë në skenë (Redonit dhe Bledarit) krijoi një hendek në daljet tona në ekran. Nuk na linin më sepse pyesnin cfarë janë këta çunat, i ngjajnë Beatles-ave, nuk do këndojnë në asnjë mënyrë”- rrëfen Makashi. Madje sipas tij, dyshja nuk ishte lejuar të këndonte as në një shfaqje tek Amfiteatri te Liqeni, sepse siç thuhej në atë kohë “kështu ka ardhur urdhëri”.

Megjithatë për fat të mirë Pirro Çako kishte dëgjuar për këngëtarët e rinj.

Na erdhën fjalë që Pirro Çako donte të na takonte. Shkuam e takuam në shtëpi dhe na tha që kam një këngë për ju, e guximshme për atë moment sepse ne nuk na lejonin të këndonim. Si përfundim kënga u bë, Pirro së bashku me autorin e tekstit, Agim Doçi, shkuan tek Vera Grabocka, regjizorja e festivalit, e cila tha se këta çunat nuk do të këndojnë sepse më kanë tërhequr vërejtje dhe nuk lejohet të jenë në festival”- kujton Makashi.

Pas disa ndërhyrjeve, u bë e mundur që ata të merrnin pjesë, siç thamë më lartë me këngën “Ju duam”, por me disa ndryshime:

Agim Doçi na futi në festival, po na tha që me këto flokë nuk do dilni. Bledar Sejkos i tha se duhet të heqë syzet se i ngjante John Lenon , ndërkohë që Bledi nuk shihte pa to, jo se i mbante për qejf. Veshëm xhaketa nja pesë numra më të mëdhenj, sikur ishim futur në thes. Na vunë dhe një lule në xhep, gjasme filizat e rinj ne, futja kot. U mbulua dalja jonë e parë si çuna të mirë dhe jo si çuna perëndimorë.

Gjithsesi gjithçka shkoi mirë, paraqitja e tyre është kjo më poshtë, e përshkruar shumë mirë në fakt nga Redoni:

Por edhe pse fituan çmimin e dytë (sigurisht), ishte mundësia që atyre i hapi rrugën për një karrierë që vazhdon dhe sot. /Blitz.al/

Share