Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagimi i Albana Osmanit pas ironizimit në Instagram

April 05
16:32 2016

Para disa ditësh, një faqe satirike në Instagram publikoi një video të Albana Osmanit teksa performonte në “Top fest”. Sigurisht, Albana nuk ishte në formën e saj më të mirë, por ndryshe nga ç’mund të bënin e kanë bërë personazhet e tjera, ajo nuk ka reaguar negativisht, përkundrazi. Albana e ka shpërndarë videon në profilin e saj në Instagram bashkë me përshkrimin: “Nata finale Top Fest 5, omg @instagënjim faleminderit që më solle ndërmend një nga momentet më të lezetshme në jetë, and xhust llajk this and xhust llajk that”.

Si ka mundësi që Albana nuk e kërcënoi faqen që postoi këtë video? Pse nuk e raportoi faqen, siç bëjnë të gjithë “Vip”-at? Ç’gabim! Përtej shakave, një bravo Albanës për sportivitetin me të cilin e mori këtë video.

Reagimi i Albana Osmanit pas ironizimit në Instagram

Etiketimet
Shperndaje