Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Punë punë deri vonë se Luana këngë po “bon”

Punë punë deri vonë se Luana këngë po “bon”
November 16
22:12 2018

Luana Vjollca prej disa javësh tashmë ka nisur sezonin e dytë të “Shiko Kush Luan”. Le ta pranojmë se për Luanën ky program nuk është thjesht puna e saj që e bënë për të qenë në ekran kjo pasi më shumë se kurrë tek ajo është parë një përkushtim i madh, madje-madje ajo vetë pas xhirimeve ulet dhe punon në montazh gjithçka që është xhiruar me stafin.

Ndryshe nga sa e shihni në ekran, e lyer, e kombinuar deri në detaje, 6 ditët e tjera të javës që nuk është në trasmetim, Luana është si të gjitha vajzat, kap flokët topuz apo bisht, një tualet minimalist dhe veshje sa më praktike.

Ashtu siç puna në televizion e ka 8-orarëshi zyrtar asnjëherë nuk mbahet strikt. Luana dje ka patur ditë të angazhuar gjatë së cilës ka bërë edhe postime në rrjete sociale. Për 10 orë ajo ka qenë duke punuar emisionin por kjo nuk e ka penguar që krahas angazhimit në “Shiko kush Luan” ajo të mos merret me projekte të tjera.

Moderatorja ka publikuar disa story ku shfaqet në një studio muzikore duke nënkuptuar kështu se po përgatit një këngë të re e cila mesa duket bën pjesë në projektet e afërta të saj (duke marrë parasysh faktin që pavarësisht ditës së ngarkuar ajo shkon në studion muzikore). Ende nuk ka detaje se ku do të dalë ky projekt. /Blitz.al/

 

 

Share