Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Publikun s’munesh me korruptu, më vjen keq që merresh me llafe grash”- Fifi i kthehet publikisht Mentor Hazirit

“Publikun s’munesh me korruptu, më vjen keq që merresh me llafe grash”- Fifi i kthehet publikisht Mentor Hazirit
March 15
20:45 2019

Ndonëse “Kënga Magjike” ka kohë që ka kaluar, ende vazhdojnë komentet nga artistët për njëri-tjetrin. Edhe ditën e sotme, ka qenë Fifi ajo që ka vendosur të flasë hapur dhe t’i drejtohet drejtëpërsëdrejti Mentor Hazirit, në lidhje me komentet për performancën e saj.

“E para pom vjen keq shumë që po të dhem suksesi i kangës #PsikopatjaJote… Më vjen prapë keq që nuk je në formën e duhur artistike siç ke qenë në kohën kur ke punu me producent të mirëfilltë.. në këtë rast me Florin që të ka producit kangë… Është pak ulje që ti sot me dal edhe me than që janë marr vesh artistash mes veti për punë pikësh, kur edhe ti besoj je ndër ta që ke bashkpunu.. Po më vjen keq që një artist merret akoma me diçka që ka kalu dhe nuk merret me projekte po me llafe si gratë, mbi të gjitha je mashkull.. Po më vjen keq që ke marrë 3 vjet pjesë në po të njëjtin festival të cilit nuk i kanë ndërruar rregullat, yhyyy ka kohë nuk mahet mend prej kur Kënga Magjie ka votuar me juri…

Shyqyr ZOT QË KOM STONU…shyqyr ZOT QË KENA PAS PROBLEME… Po nji sen e ke harru me e cek… Bashkë me 3000 veta në sallën e pallatit të Kongreseve e kënduam unë e Mc Kresha.. kena stonu bashkë me krejt shqiptarët që kanë qenë aty dhe me ata që e kanë ndjek nga TV… “sepse kënga jonë nuk ka qenë e keqe!” Juria mbase dhe të ka vlerësuar për saktësinë tonde vokale, po kanga jem me kreshën edhe e Florit që fitoi, po dëgjohen e knohen prej publiku… Masi veq dole e fole edhe mu po më vjen keq që shumë këngë ma të mia nuk kanë hyrë në finale…

Nesër ti ZOTNI I DASHUn, me u bo festivali me juri prapë ke me than, për kangët më të dëgjume të festivalit që “SHKUN EDHE E KORRUPTUN JURINË”… Po një gjë mbaje men, PUBLIKUN i dashun artist S’MUNESH ME KORRUPTU”- ka shkruar Fifi në Instastory.

Edhe pse në fillim ajo u shpreh se nuk do e bënte tag personin në fjalë, në vijim ajo ka treguar se bëhet fjalë për Mentor Hazirin, të cilin e bëri tag “Që mos t’i mbesë hatri edhe të flasë prapë nëpër njerëz”.

Por për çfarë bëhet fjalë? Deklarata e Fifit është nxitur nga intervista e fundit e Mentor për “Mirage”. I pyetur se pse e votoi me pak pikë këngën e Fifit dhe Mc Kreshës në “Kënga Magjike”, ai është shprehur se ka qenë performanca më e dobët e festivalit dhe stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mentori ka treguar se në festival sipas tij nuk duhet të votojnë artistët, pasi të gjithë anëtarët votojnë njëri-tjetrin.

Gjithsesi, ajo që mbetet për t’u theksuar është se “Psikopatja jote” ka qenë një ndër këngët më të pëlqyera të festivalit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje