Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Psikopatja jote” për pak nuk do e kishim dëgjuar kurrë, Fifi tregon arsyen

“Psikopatja jote” për pak nuk do e kishim dëgjuar kurrë, Fifi tregon arsyen
June 16
17:37 2019

Fifi ishte e ftuar në barin e “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Së fundmi, ajo ka publikuar “Zogo” që vjen si remake i këngës së vjetër, dhe ka rezultuar tepër i pëlqyer. Por jo të gjitha remaket e publikuara së fundmi janë të realizuara mirë, dhe kjo ndonjëherë sipas Fifit ndodh sepse këngëtarët kanë persona që i thonë “bravo e ke qarë” dhe kur kënga është skandaloze. Po ajo a ka pasur raste të tilla?

“Mua më kanë fry mos me nxjerr këngë që i kam nxjerrë. Më kanë thënë “s’bën kjo kënga”. Për “Zhurmë”dhe “Psikopatja jote” Sidomos për zhurmën, kanë qenë shumë njerëz që më thonin mos me e nxjerr. Dhe i kam thënë: “Nëse unë najher kam bo muzikë dhe nëse unë najher kam besu në këngët që kam bërë, është kënga “Zhurmë”. Dhe nëse najher kam me dhez me naj këngë është qikjo këngë. Kështu që lërmëni ta bëj gabimin.”

“Zhurma” dhe “Psikopatja jote” janë dy hite që publiku i do jashtë mase, kështu që të gjithë njerëzit që nuk besonin tek to, e morën përgjigjen./Blitz.al/

Komento
Shperndaje