Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse Stresi rikthehet te Threedots?

March 25
17:56 2016

Në një video të orëve të para të mëngjesit të postuar nga Threedots Production shihen qartë Flori Mumajesi, Bruno dhe Stresi në studion e Threedots. Sipas burimeve, Stresi po regjistron këngën e tij të radhës në studion e famshme Threedots, por nëse kënga është bashkëpunim me Brunon apo Florin kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim. Nga videoja mund të kuptojmë se kënga, që po xhirohet, do të jetë me të vërtetë një hit veror.

“Gone girl” ka rikonfirmuar titullin e Florit si një “makineri hitesh”, gjë që, mesa duket, e ka nxitur Stresin t’u drejtohet çunave të Threedots për këngën e tij të radhës.

Nate pa gjume ne Threedots…

Posted by Threedots Production on 2016-03-25

Etiketimet
Shperndaje