Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse Meghan Markle ka vendosur të mos bëjë një festë ditëlindjeje?

Pse Meghan Markle ka vendosur të mos bëjë një festë ditëlindjeje?
August 03
15:46 2019

E mbani mend kur Meghan Markle vendosi të kënaqej me mikeshat e saj në një baby shower në New York? Atëherë e gjithë bota e sulmoi, sidomos për faktin që kishte shpenzuar mjaft para.

Dhe pikërisht kjo, do të bëjë që festa e ditëlindjes së Meghan këtë hetë të jetë tepër e qetë dhe private. Dhe nuk do të jetë as në shoqërinë e miqve, pasi familja Clooney ndodhet në Itali.

“Frogmore Cottage do të organizojnë një festë për ditlëindjen e Meghan. Klani i Clooneys do të jenë në vilën Oleandra në liqenin Komo dhe Dukesha e Sussex nuk do të shihet më teksa shijon mikpritjen e lavdishme të tyre, pas gjithë sulmit mediatik që mori për baby shower-in në SHBA.”- ka treguar një burim për “The Sun”.

Gjithashtu, burimet thonë se për ditëlindjen e Meghan do të shkojnë të pinë një çaj me Mbretëreshën. Prandaj, harrojini “çmenduritë” e Meghan: të paktën jo këtë herë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje