Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pse Alban Skënderaj dhe Miriam Cani nuk bënë një dasmë tradicionale?

Pse Alban Skënderaj dhe Miriam Cani nuk bënë një dasmë tradicionale?
June 27
11:34 2019

Sepse është e mërzitshme! Por këtë po e them unë, jo Alban Skënderaj.

Këngëtari, i cili në një shtrirje kohore prej dy muajsh, u martua, bëri një tjetër këngë për dashurinë e tij dhe të Miriamit, mbajti një koncert në Prishtinë dhe zbuloi se do të bëhej baba për herë të dytë, ka versionin e tij të përgjigjes për pyetjen: “Pse nuk organizuat një dasmë tradicionale?”.

Në një intervistë për “Prive”, Skënderaj ceremoninë e martesës e shpjegoi si “1 rrugë e 10 punë.” Sipas tij, së bashku me Miriamin bënë pushime, u martuan, bënë dhe videoklipin dhe e gjitha ishte një eksperiencë fantastike.

Ne nuk kemi qenë ndonjëherë për këto dasmat me madhështi e pompozitet. Ne jemi natyra të tilla. E bëmë në një vend magjik dhe kishim dhe vajzën tonë afër”- u shpreh këngëtari.

Dhe ku ka më bukur se ceremoninë e dasmës ta bësh në një vend që duket si parajsa mbi tokë, larg zgjedhjeve se ku do të ulen dajat në tavolinë dhe mbi të gjitha, me fëmijët si dëshmitarë të martesës (njëri po e ndiqte ceremoninë nga barku i mamit). /Blitz.al/

Share