Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protesta e studentëve reagon Rama: Zhurmë kazanësh, dizinformim me dashje

Protesta e studentëve reagon Rama: Zhurmë kazanësh, dizinformim me dashje
December 05
14:59 2018

Pas përgjigjeve që u ka dhënë prej ditësh banorëve të Unazës së Re, kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar t’u japë dhe një përgjigje studentëve që po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit.

Në një replikë që kryeministri ka patur me një nga ndjekësit e tij në Facebook, Rama e ka quajtur zhurmë kazanesh, dizinformim me dashje.

“Me falni po e para ministrja s’është as pa shkollë as me UFO, ndryshe nga cfarë ju mund të keni mësuar nëpër kazanet mediatike, ndërkohë që pyetja ime është: A jeni ju dakord që t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit për studentët ngelës? Unë për vete nuk jam dakord e para dhe e dyta nuk ka asnjë rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa për dijeni, quhet autonomi universitare) po ka zhurmë kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe këmbëngulje nga një pakicë për të mos pranuar zbatimin e reformës që e nxjerr universitetin nga bataku shumëvjecar. Sa për fotot, unë nuk kam ndërmend ti le, por ju mund të mos hyni këtu dhe kështu shpëtoni edhe nga fotot,” shkruan Rama.

Burimi:Ballkanweb

Komento
Shperndaje