Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protesta e djeshme e opozitës, 37 persona të arrestuar

Protesta e djeshme e opozitës, 37 persona të arrestuar
April 14
17:51 2019

Policia e Tiranës ka folur zyrtarisht për ndalimet pas protestës së djeshme të opozitës. Në një njoftim për mediat, policia thotë se janë 61 të proceduar, ndër ta 37 të arrestuar. Mes personave që po ndiqet penalisht është edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Gjeografia e të arrestuarve është e shpërndarë dhe shihet se janë nga të gjitha rrethet.

“Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 37 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit”, deklaron Policia.

Sipas saj, veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë. Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.

Gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Blit.al/

Burimi: BalkanWeb

Komento
Shperndaje