Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Producenti i Rick Ross ka fyer këngëtarët shqiptar? Ja prapaskenat e koncertit

Producenti i Rick Ross ka fyer këngëtarët shqiptar? Ja prapaskenat e koncertit
April 06
12:56 2016

Rick Ross ka performuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë duke dhuruar një spektakël të vërtetë për të gjithë të pranishmit. Sigurisht, pas këtij eventi nuk mund të mungonin edhe prapaskenat.

Sipas të pranishmëve në lokal, Kida, Mozzik, Getinjo dhe Baby G kanë performuar rreth 1 minutë së bashku dhe më pas janë larguar nga skena për t’ia lënë vendin DJ-it e më pas Rick Ross.

Thuhet se në provat gjenerale, pasi producenti i reperit të famshëm ka dëgjuar muzikën e plotë  të luajtur nga këngëtarët shqiptarë, ka kërkuar që performanca të shkurtohej, por arsyet nuk janë të qarta. Nuk dihet nëse atij nuk i kanë pëlqyer këngët e përzgjedhura apo ishte thjesht çështje kohe. Edhe pse ishte premtuar që ‘warm up’-i do të zgjaste më shumë se 15 minuta, në të vërtetë ka zgjatur vetëm 1 minutë e disa sekonda, pasi Getinjo, Mozzik, Kida dhe Baby G janë detyruar t’i përmbledhin materialet e tyre në vetëm 30 sekonda secili.

Ne kontaktuam me menaxherin e këngëtarëve shqiptarë për të dhënë versionin e tyre në blitz.al dhe ai deklaroi si vijon: “Ne kemi bërë një program 20 minutësh ku kemi miksuar të gjitha hitet nga 4 artistët tanë që atmosfera të ishte lart për 20 minuta.” Ai premtoi se shumë shpejt do të publikonte video ku do të provonte se Kida, Mozzik, Gettinjo dhe Baby G kanë ndezur skenën për 20 minuta dhe jo 1 minutë siç pretendojnë pjesëmarrësit në koncert.”

Incidenti tjetër ka të bëjë me një këngë të 50 Cent të luajtur nga DJ, gjë që e ka acaruar reperin Ross, pasi ai kishte kërkuar më parë që asnjë këngë  e 50 Cent nuk do të luhet në koncertin e tij. Dihet shkaku, pasi 50 Cent ka pasur një marrëdhënie intime me ish-bashkëshorten e Ross.

Pas të gjithave, Ross ka performuar për më shumë se një orë duke elektrizuar kryeqytetin shqiptar deri në orët e para të mëngjesit e duke lënë pas këto incidente të vogla.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje