Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Prisni pak: ky detaj konfirmon se Nicki Minaj është martuar në fshehtësi!

Prisni pak: ky detaj konfirmon se Nicki Minaj është martuar në fshehtësi!
August 17
13:37 2019

Nuk është i panjohur fakti që reperja Nicki Minaj e kishte marrë seriozisht lidhjen me Kenneth Petty. Ata kanë që në dhjetor bashkë, pavarësisht se kanë një histori dhe kur ishin të rinj. Sipas TMZ, Kenneth ka kaluar 4 vjet në burg, nën akuzën e ngacmimit seksual dhe përdhunimit. Dhe për këtë, Nicki i ka dalë në krahë duke thënë se ai ishte vetëm 15 vjeç atëherë. Vite më vonë, ai sërish u arrestua për vrasje.

Ky historik ishte për ata që ende nuk e kanë të qartë kush mund të jetë bërë tani bashkëshorti i Minaj. Fansat janë të bindur që ata janë martuar pasi Nicki ka ndërruar emrin e saj në Twitter në  “Mrs.Petty”.

Dhe e gjithë kjo erdhi pas deklaratave të reperes në Queen Radio:

“Aplikuam për licensën e martesës, por duke qenë se isha duke udhëtuar, kur u ktheva, duhet të riaplikonim. Që prej asaj kohe, na mbeten 90 ditë për t’u martuar. Kjo ndodhi javës që shkoi, kështu që tani më kanë mbetur 80 ditë.”

Ajo ka deklaruar që nuk do të bëjë dasmë tani, pasi po punon mbi albumin e saj. Pra rendi i gjërave është: martesë-album-dasmë. Epo urime Nicki! /Blitz.al/

Share