Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Prisni pak… Flori dhe Arilena rikthehen në një bashkëpunim muzikor?

Prisni pak… Flori dhe Arilena rikthehen në një bashkëpunim muzikor?
November 14
13:14 2019

Më 11 korrik të vitit 2017, u publikua kënga me titull “Nallane 3”, nga Flori, Arielana dhe Dj Vicky, e cila aktualisht pas 2 vitesh numëron afro 30 milionë shikime në platformën “YouTube”.

E duket se së fundmi Flori dhe Arilena do të rikthehen sërish bashkë në një bashkëpunim muzikor, arsyeja përse arritëm në këtë pëfundim? Flori postoi një foto në Instagram, bardh e zi, nga studio e fotografit Ergys Zhabjaku:

Arilena postoi disa foto, bardh e zi, nga studio e fotografit Ergys Zhabjaku.


Të thonim rastësi do ishte e pamundur, me siguri Flori dhe Arilena do kenë gati hitin e radhës muzikor, pasi siç dihet në promovimin e projekteve të reja, shpesh realizohen foto cover-a nga këngëtarët me fotografë profesionistë. Intuita e një dashi (në horoskop) nuk gabon!

Share