Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Prezantohet “Bisha e re” e Donald Trump, një prodhim i jashtëzakonshëm

Prezantohet “Bisha e re” e Donald Trump, një prodhim i jashtëzakonshëm
September 27
17:43 2018

Presidentin Donald Trump tashmë do ta shoqërojë një “Bishë e re” dhe nuk është aspak një mjet i zakonshëm. Bëhet fjalë për një limuzinë të llojit “Cadillac” dhe  udhëtimi i tij i parë me të u bë në rrugët e Manhatan kur ai po shkonte drejt OKB-së për Këshillin e Sigurimit. Ka qenë shërbimi sekret i cili ka postuar një fotografi në Twitter duke shkruar: “Versioni më i ri i bishës” .

“Cadillac” është i ndërtuar me porosi dhe kishte filluar dizenjimin që në vitin 2013-të.  Së bashku me të është edhe binjaku i tij i cili udhëton në autokolonën e Presidentit.

General Motors nuk ka zbuluar specifikat e motorit të ri por në bazë të modeleve të mëparshme bëhet fjalë për një tip makine të blinduar rëndë. Gomat e saj Kevlar e sigurojnë atë që edhe nëqoftëse rrokulliset asnjëra prej tyre  mos të pësojë dëmtime.

Mburoja e armaturës është prej 20 cm dhe dyert i peshojnë sa ato të një avioni Boeing 757. Dritaret janë me shtresa të trasha që arrijnë deri në 13 cm. Edhe në raste shpërthimi ajo është e padepërtueshme.

Këtë e tregojnë prodhuesit e saj të cilët përpara se të dalë në përdorim bëjnë provat përkatëse. Makina peshon rreth 8 ton dhe serdiljet brenda saj janë ashtu siç tek modeli i vjetër 2+3+2. Ndryshimet janë kërkuar nga vetë Presidenti Trump dhe me “Bishën e re” jeta e tij është më e sigurtë.

Share