Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Preç Zogaj i kthehet gazetarit: Ke ardhur për librin tim apo të Blendit?

Preç Zogaj i kthehet gazetarit: Ke ardhur për librin tim apo të Blendit?
November 18
15:40 2019

“Panairi i Librit 2019”u pagëzua ndryshe këtë vit si “Panairi i VIP-ave”, kjo për shkak se shumë emra të njohur, nga fusha të ndryshme të medias botuan librin e tyre për herë të parë, përfshirë këtu edhe emrat që kanë qenë prezent vitet e fundit në këtë eveniment që mbahet në Tiranë prej 22 vitesh.

Kamera e “ThumbON” dhe gazetari Ronaldo Sharka, këtë herë nuk e kishin fshehur kameran por ishin aty me mision për të ngatërruar autorët e librave me njeri-tjetrin.

Teksa Sharka i afrohet Preç Zogajt,  e ngatërron librin e këtij të fundit me librin e Blendi Fevziut, “Tirana e Nonës”.

“Jo, është i Blendit ai, libri im është “Anjeza nuk u Zgjua”– i kthehet Preçi gazetarit, ndërkohë që ky i fundit vazhdon me librin e Blendit:” Po ju vetë e keni lexuar, si ju duket?”– e pyet gazetari e ndërkohë që Preçi e konfirmon, i thotë gazetarit të “ThumbON”: “Po tani ti ke ardh për librin tim apo për librin e Blendit?”. Për të parë videon e plotë, klikoni më poshtë.

Share