Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Portokalli”, “Al Pazar” apo “Klanifornia” ? Ermal Mamaqi zgjodhi të preferuarin e tij

“Portokalli”, “Al Pazar” apo “Klanifornia” ? Ermal Mamaqi zgjodhi të preferuarin e tij
October 07
12:59 2019

Siç dhe dihet tashmë Ermal Mamaqi dhe programi i tij “Xing me Ermalin” nuk do të jetë në transmetim këtë sezon. Kohën orare të tij e zuri “Klanifornia”, programi më i ri i humorit në Tv Klan.

I ngjashëm disi me programet e tjera të humorit si “Portokalli” dhe “Al Pazar” ,” Klanifornia” nisi transmetimin këtë të shtunë.

Të dielën nisi sezonin edhe “Portokalli” kështu që publiku( dhe jo vetëm ata) patën mundësinë të bëjnë krahasimin e dy programeve kryesore të humorit në primetime. Organizimi i ri brenda “Klanifornia”s- pati komplimente por edhe kritika të shumta duke qenë se ishte i ngjashëm me konkurrentët, pra nuk kishte risi. Ndërkohë Mamaqi le të themi se e tha përmes disa postimeve se cilin nga programet ka ndjekur.

Qartazi Mamaqi ka komplimentuar “Portokalli”-në dhe duke publikuar në story disa momente nga show. Ai ka bërë tag aktorët që i kanë pëlqyer më së shumti në role si :Irgen Çela, Rezart Veleshnja, Arjola Demiri etj.

“Irgen Çela, aktori më i mirë i “Portokalli”, suksese zjarr”,- shkruan Ermali në postimet e tij.

Mesa duket Ermali tanimë që nuk është në televizion pasi i është përkushtuar filmit, e ka zgjedhur programin shqiptar të humorit që i pëlqen më shumë; shtëpinë e tij të parë, “Portokalli”./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje