Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po vjen, po vjen! Luana Vjollca gati për projektin e ri të cilin sapo na e zbuloi!

Po vjen, po vjen! Luana Vjollca gati për projektin e ri të cilin sapo na e zbuloi!
September 21
13:15 2017

Është përfolur shumë këto kohë se kur dhe si do të shfaqet Luana Vjollca sezonin e ri. U bë bujë e madhe se ajo do të zevëndësonte Adi Krastën të shtunave me prime-time por programi i saj është ndryshe nga ai që supozohej që do të kishte moderatori i njohur. Gjithashtu flitet se Luana është duke punuar një baladë me këngëtarin e njohur Gena por nuk dihet nëse është gati edhe klipi i këngës.

Sot moderatorja dhe këngëtarja Vjollca ka publikur disa foto në Instagram-in e saj ku duket se po bëhet gati për një video-regjistrim. Tani nuk është e sigurtë nëse ajo po regjistron për spotin e ri apo ka publikur pjesë nga regjistrimi i klipit të këngës me Genën.

Tashmë ditët po afrojnë dhe mendojmë se edhe pak do të zbulojmë pikëpytjen e madhe që po na mundon të gjithëve!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje