Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Po vjen “Kanagjegji” i Adelina Ismailit dhe Rinës! Publikohen prapaskenat e bashkëpunimit të dy këngëtareve

Po vjen “Kanagjegji” i Adelina Ismailit dhe Rinës! Publikohen prapaskenat e bashkëpunimit të dy këngëtareve
June 18
16:55 2019

Mediat kanë shkruar shumë për bashkëpunimin e Adelina Ismailit dhe Rina Balajt. Ende pa u publikuar kudo u komentua kënga e dyshes e cila do të jetë remake i një prej  këngëve më të pëlqyera të Adelinës. Në një intervistë të dhënë së fundmi në emisioni “#Gjesi” në kanalin T7 është zbuluar se kënga që Rina dhe Adelina do të sjellin është “Kanagjegji”.

Gazetarët e këtij programi kanë qenë në prapaskenat e xhirimit të videoklipit i cili pritet të publikohet së shpejti. Adelina ka zbuluar se si fillimisht e ka takuar Rinën dhe sjellja e saj i ka bërë aq përshtypje sa aty për aty vendosën të sillnin një këngë bashkë. Zgjedhjen e remake-ut e bëri Rina.

“Jemi takuar rastësisht tek parukieri jonë i përbashkët. Në fillim është prezantuar si sheqer, shumë e ëmbël. Të moshës së saj t’i shohësh kaq të edukuara, ndodh rrallë. Më pas mora vesh që është në akademinë e muzikës dhe  ma ka bërë zemrën copa copa. Kam debulesë për ata të akademisë . Pastaj kam filluar dhe kam dëgjuar një til të veçantë tek ajo.Këngën e ka zgjedhur Rina. I kam thënë zgjidh çfarë të duash. Unë kur e dua dikë i jap çfarë të dojë. E ka zgjedhë këtë këngë sepse është pak feministe. Kur e kam dëgjuar remake-un më ka pëlqyer shumë . Madje mund të them më ka pëlqyer më shumë se origjinali.”,- është shprehur këngëtarja e njohur.

Nga ana tjetër Rina tregon se ka patur shumë emocione gjatë xhirimeve pasi nuk është e lehtë të këndosh përkrah një dive si Adelina.

Dy vajzat shfaqen mjaft të kuruara në klip, Adleina e veshur me një fustan të zi që i tregon mjaft mirë format e trupit e Rina me një palë pantallona të shkurtra xhins dhe reçipeta në ngjyrë rozë.

Ky bashkëpunim mezi po pritet nga fansat e të dyja këngëtareve, këngë e cila do të publikohet më datë 20 qershor./Blitz.al/

Share