Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plot shije e trende, 10 intervista stil nga Jonida Maliqi

Plot shije e trende, 10 intervista stil nga Jonida Maliqi
March 25
19:38 2019

Jonida Maliqi ka nisur përgatitjet për rrugëtimin e saj në Tel Aviv, si përfaqësuesja shqiptare në “Eurovision”. Ne kemi arritur të shijojmë klipin e “Ktheju tokës” dhe prapaskenat që ajo ka ndarë me ne.

Por diçka tjetër që Jonida vërtetoi këto muajt e fundit është stili i veçantë në të veshur. Gjithnjë është spikatur në shije dhe kombinime, por ne zgjodhëm të marrim pak leksione mode nga 10 intervistat e saj stil të muajve të fundit.

Si fillim, ndonëse jo në një intervistë, ajo u prezantua në klipin shoqërues të festivalit të RTSH. Një fustan të zi me lule blu e të verdha, mjaft të ngrohtë për kohën e dimrit, ajo e kombinoi me cizme mbi gju të një ngjyrë të ndezur të kuqe.

Një bluzë e stilit “sweater” portokalli e kombinuar me një fund të verdhë lëkure. Dhe si një fashion blogger, na rikujtoi që asnjëherë të mos harrojmë të përshtasim makijazhin me veshjen: në këtë rast një buzëkuq në ngjyrën e bluzës.

Pak shkëputje nga fundet e fustanet, për të shkuar në një tjetër dalje televizive për të cilën Jonida zgjodhi xhinse treçerekshe, takat tashmë trend të “Yves Saint Laurent”, një bluzë casual dhe sipër një pellush të zi.

Ose ose akoma më thjeshtë por bukur, me xhinse blu të ngushta, një bluzë të bardhë me logo dhe një xhaketë lëkure. Shoqëruar me flokë të kapura duken perfekt.

Ndërkohë për një emision mëngjesi- sweater me një ngjyrë të gjelbër, xhinse dhe atlete.

All black me pak të bardhë! Këtë herë, Jonida u shfaq me një stil minimalist dhe e veshur sportive me të zeza, dhe atlete bardhë e zi. Një “look” i kompletuar u finalizua me kapelen sportive.

Sërish një fund i verdhë, por i kombinuar me një këmishë bojëqielli me katrorë të zinj e të verdhë në supe (sërish një detaj i vogël i kombinuar). E kur flasim për vëmendjen në aksesorë, e kemi pikërisht për atë lloj vëmendje që Jonida i ka kushtuar vëthëve dhe rripit këtë herë.

Po në banakun e “Thumb”? Përveçse shumë stil në intervistën në tërësi, Jonida duke i shtuar një xhaketë me print leopard veshjes “all black” dhe syzeve… nuk ka nevojë për fjalë të tepërta.

Mos të harrojmë dhe dy daljet e fundit, në emisionet e mbrëmjeve. Një kostum i zi chic dhe pakëz vëmendje të vjedhur nga vëthët… ose një fustan ekzotik me sandalet “Gianvito Rossi”.

E pas gjithë kësaj përmbledhjeje të shkurtër, dalim në përfundimin se Jonida Maliqi është ndër personazhet më me stil shqiptar, që me influencën e saj i jep shumë shije modës në Shqipëri.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje