Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plot 112 vjeç! Ju prezantojmë njeriun më të vjetër në botë

Plot 112 vjeç! Ju prezantojmë njeriun më të vjetër në botë
April 10
20:16 2018

Ju prezantojmë me njeriun më të vjetër në botë plot 113 vjeç.

Masazo Nonaka ka lindur më 25 korrik të vitit 1905, e nëse do të na duhej ta lidhnim me një shpikje që ka mbetur në histori është po aq i vjetër sa teoria e relativitetit.

Nonaka ka hyrë në rekordet Guiness si njeriu më i vjetër në botë.  Mbesa e tij Yuko e cila kujdeset në përditshmëri për të është shprehur se ai ka nevojë për një karrocë për të lëvizur por gëzon shëndet të mirë. Ajo ka rrëfyer se një nga sekretet  e rinisë së tij është se shpesh zhytet në ujërat termale.

Masazo Nonaka ka shtatë vëllezër dhe një motër që jetojnë në qytetin e Ashoros në ishullin e Hokkaido. Ai u martua me në vitin 1931 dhe ka pesë fëmijë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje