Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plagoset menaxheri i “On Records”, policia e Kosovës arreston katër të dyshuarit

Plagoset menaxheri i “On Records”, policia e Kosovës arreston katër të dyshuarit
May 17
16:53 2019

Një përplasje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë, ku besohet se i plagosur ka mbetur menaxheri i shtëpisë diskografike “On Records”, Met Elshani.

Pas raportimeve nga media të ndryshme, lajmin e ka konfirmuar vetë Policia e Kosovës. Në njoftimin zyrtar ata kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” rreth orës 15:00 dhe se i plagosuri është M.E (Met Elshani), i cili është dërguar në QKUK, për të marrë ndihmën mjekësore pas plagosjes me armë zjarri. Po sipas policisë i plagosur ka mbetur dhe një 23 vjeçar, i cili gjithashtu po merr ndihmën e specializuar.

Ndërkohë burime jozyrtare tregojnë se Elshani ka marrë dy plumba në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me këtë ngjarje, 4 persona janë vënë në pranga si të dyshuar për përplasjen me armë. Ata janë:

Sh. C. mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

L.K. mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Xh. B. mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A.K, mashkull, i mbetur i plagosur gjatë përplasjes.

Në cilësinë e provës materiale, forcat e rendit kanë sekuestruar 3 pistoleta dhe po vijojnë hetiemt për zbardhjen e konfliktit të armatosur.

Met Elshani njihet si menaxher i labelit që ka artistë si Fero, Rina apo dhe producentët zzapnchris. Ky konflikt besohet se ka nisur pikërisht prej përplasjes së reperit Fero me rivalët e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje