Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pjesë e kastit të filmit të Bes Kallakut bëhet edhe futbollisti i njohur i Kombëtares

Pjesë e kastit të filmit të Bes Kallakut bëhet edhe futbollisti i njohur i Kombëtares
September 11
15:58 2019
Detaje të reja po zbulohen dita ditës nga filmi “Falco” i Bes Kallakut .

Vetë aktori ka zbuluar përgjatë verës disa prej personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar që do jenë pjesëmarrës në film, ndërsa pak më parë ka treguar se do të jetë edhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili mbrëmjen e kaluar ishte edhe autori i një prej katër golave të shënuar kundër Islandës.

Besi ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shfaqet krah Cikalleshit, shkëputur nga një skenë e filmit ku po firmoset “transferta” e tij në ekipin e Laçit.

“Presidenti i KF Laçi, Falco Laçjani sapo mbylli transfertën e radhës për ekipin e Laçit. Falco vjen së shpejti”-shkruan Besi në mbishkrimin që shoqëron fotot e postuara./Blitz.al/

Komento
Shperndaje