Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Photoshop apo iluzion optik? Kujdes, shihini mirë fotot përpara se t’i publikoni në rrjete sociale

Photoshop apo iluzion optik? Kujdes, shihini mirë fotot përpara se t’i publikoni në rrjete sociale
January 10
19:41 2019

 

Besojmë se shumë prej jush e shikoni me vëmendje një foto përpara se ta publikoni në rrjete sociale. Ndonjëherë një detaj i vogël apo prezenca e diçkaje që nuk duhet në sfond mund t’ju prishë gjithë foton. Aq më tepër kur flasim për rastet në të cilat përdoret Photoshop-i dhe ndërhyrjet e ndryshme që bëhen në fotot që publikohen në rrjete sociale, shpeshherë mund të  dallohen edhe nga një sy i lirë. Ka ndodhur shpeshherë që personazhet e njohur të ekranit të dallohen menjëherë nga syri i publikut se diçka nuk shkon. Shpesh është Photoshopi e herë të tjera iluzioni optik që bën që një dorë apo një këmbë të duket çuditshëm.

Kështu ka ndodhur para disa kohësh me dorën e Lori Hoxhës dhe Alesia Bamit. Aq shumë u përhapën këto foto me gishta super të gjatë aq sa për një moment menduam se t’i kishe gishta kështu ishte në modë.

 

Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Baby G. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka publikuar një foto në Instagram por përveç pozës, tërheq vëmendje edhe këmba e saj në gjatësi le të themi jo të duhur dhe formë të zgjatur.

Ju si thoni, Photoshop apo iluzion optik?/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje