Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Petri Bozo pranon se është tunduar nga ‘Miss’-et: Më ngacmojnë me mesazhe…

Petri Bozo pranon se është tunduar nga ‘Miss’-et: Më ngacmojnë me mesazhe…
May 26
18:05 2019

Padiskutim që është fat të punosh me vajza të bukura gjatë gjithë karrierës tënde dhe padiskutim Petri Bozon, regjisorin e disa produksioneve me në qendër bukurinë e vajzave, duhet ta kenë zili shumë burra.

Prej vitesh tashmë Bozo punon në produksione si “Netët e klipit shqiptar”, “Miss Shqipëria” apo “Miss Globe” duke qenë gjithnjë në kontakt me vajza të pashm, të bukura e seksi.

Padiskutim që çdo mashkull do tundohej nëse do rrethohej nga vajza kaq të bukura dhe Petri Bozo nuk bën përjashtim .

I ftuar në emisionin “thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka pranuar se është ndjerë i tërhequr prej tyre.

“Sigurisht, patjetër meshkuj jemi ne. Kur është një gocë e bukur edhe e mendon. Pse mos ta mendosh?

Duhet të mbledhësh taravilen mirë, të shkosh  drejt të mbarosh punën edhe të thuash e kam për detyrë. Pjesën tjetër të vazhdojë  jetën e vet motra sicc e ka. Nuk është e lehtë por me kaq vite sa janë bërë tani, edhe nuk na bën më shumë përshtypje. Ndërkohë që e kemi instiktin qoftë unë qoftë Alda, kur ecim  me makinë shohim një gocë të bukur mund të ndalo0jmë makinën dhe ti propozojmë pse s’vjen të konkurrosh tek miss-i.” – ka treguar Bozo.

Por a e kanë ngacmuar miss-et regjisorin e njohur?

“Jo me jo femrat janë më të tmerrshme. Me mesazhe apo me futje duarsh? Me mesazhe po, më ngacmojnë. Deri tek futja e duarve nuk guxojnë. Më ngacmojnë çdo ditë.  Ngacmimet kanë ardhur më shumë që kur u bëra gjysh.”,- ka shtuar ai.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje